Majlinda e ARTË shkruan historinë në Rio 2016 (Foto/Video)

31

Majlinda Kelmendi e ka shkruar historinë, duke ia siguruar Kosovës medaljen e parë të artë olimpike, madje në pjesëmarrjen e parë në Lojëra Olimpike, shkruan Zëri.

Xhudistja pejane është treguar dominuese ndaj konkurrenteve, duke i fituar meçet një nga një, për ta mposhtur në finale italianen Odette Giuffrida.

Majlinda e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti zviceranen Evelyne Tschopp me lehtësi, pas vetëm 25 sekondash.

Ndërkaq, në çerekfinale u hakmor ndaj garueses nga Mauritania, Christianne Legentil, e cila e kishte eliminuar në Olimpiadën e Londrës, për ta mposhtur pas vendimit të gjyqtarëve.

Ndërkaq, në gjysmëfinale e mundi japonezen e fuqishme, Misato Nakamura. Majlinda e bëri krenare Kosovën, por edhe krejt shqiptarët. Urime! /Zëri/