Nga 1 janari 2017, fillon së zbatuari Ligji për Sigurimet Shëndetësore

45

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, mori vendimin që të nis me mbledhjen e premiumeve për Sigurime Shëndetësore nga 1 janari i vitit 2017.

Ky vendim i Qeverisë vjen pas kërkesës së bërë ditë më parë nga Këshilli Përgatitor për Themelimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, i cili kishte kërkuar që Qeveria të miratojë fillimin e mbledhjes së premiumeve, që është i përcaktuar në Ligjin nr. 04-L-249 për Sigurime Shëndetësore, pas plotësimit të parakushteve për zbatimin e sigurimit shëndetësor të obligueshëm.