Qeveria vendos për sigurimet shëndetësore dhe Planin B për Brezovicën (Video)

35

Qeveria foli sot për sigurimet shëndetësore dhe për këtë çështje dha 1 janarin e 2017 si ditë të fillimit të sigurimeve në fjalë.

Në mbledhjen e ekzekutivit u  mor vendimi për nisjes e  mbledhjes së premiumeve nga të punësuarit dhe punëdhënësit në sektorin publik, publiko-privat dhe atij privat.

Qeveria gjithashtu e shpërbëj Komisionin Ndërministror që udhëhoqi projektin e zhvillimit të qendrës turistike Brezovica, projekt tanimë i dështuar.

Në këtë mbledhje të kabinetit qeveritar, pos tjerash u zgjodh edhe drejtori i agjencisë së Meteorologjisë dhe u prezantua Agjenda Evropiane e Reformave.