Veliu priti në takim prindërit e Armela Segashit, që vdiq në sulmin e Munihut

174

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në një takim Smajl dhe Nazmije Segashin, prindërit e Armelës, e cila humbi jetën në sulmin e armatosur në Munih të Gjermanisë.

Gjatë takimit me prindërit e Armelës, Veliu ka ndarë dhimbjen dhe i ka ngushëlluar ata për tragjedinë që e goditi familjen Segashi, me rastin e vrasjes së vajzës së tyre në sulmin kriminal të 22 korrikut në Munih të Gjermanisë.

Duke iu shprehur edhe njëherë ngushëllimet me të thella, kryetari Veliu tha se vrasja e Armelës i ka tronditur thellë të gjithë, por se edhe në këtë humbje të madhe familja duhet të gjejë forcë për ta përballuar dhembjen.

Prindërit e Armelës, Smajli dhe Nazmija, e falënderuan kryetarin Veliu për interesimin e treguar dhe ndarjen e dhembjes me rastin e vdekjes së bijës së tyre.

Në shenjë respekti për familjen Segashi, kryetari Veliu ua dhuroi prindërve të Armelës plaketën me emblemën e Komunës së Podujevës.

Ndërsa, në shenjë mirënjohjeje për interesimin e treguar me rastin e tragjedisë në familjen Segashi, një plaketë tjetër me emblemën e Komunës së Podujevës, përmes familjes Segashi, kryetari Veliu ia dhuroi edhe kryetarit të Munihut, ku banon familja Segashi