Majlinda Kelmendi flet pas ardhjes në Kosovë

25

Kampionia olimpike e xhudos në “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi ka thënë se në olimpiadë është nisur që ta marrë medaljen e artë dhe se atë ia arriti, raporton “zeri.info”.

Majlinda po ashtu ka thënë se lufta e saj më e vështirë ndaj japonezes Nakamura.

“Kemi punuar shumë për ta arritur këtë sukses, të cilin shumë shtete në botë e kanë ëndërr ta arrijnë. Rruga shumë e vështirë, me shumë pengesa, ndoshta me shumë maltretime. Shpresoj që brezat e rinj nuk do t’i kenë. Periudha më e vështirë, viti 2015, kur kam pasur lëndime. Kam menduar që nuk do të mund të kthehem qysh kam qenë, nuk do të kthehem në top formë, në elitë. Periudha më e vështirë për mua, jo vetëm fizikisht, por edhe mentalisht. Por, fatmirësisht, përkundër kësaj periudhe, jam kthyer më mirë se që e kam pritur edhe vetë. Këtë vit edhe kampione e Evropës, edhe në dy gara tjera medalje të artë. Në Olimpiadë jam nisur ta marr medaljen e artë, ku të gjithë vijnë të marrin medalje. Shyqyr prej Zotit më ka shkuar qysh e kemi planifikuar dhe qysh e kemi pritur. Lufta më e vështirë ndaj japonezes Nakamura”, ka deklaruar Kelmendi, raporton “Zeri.info”.

Ajo po ashtu ka thënë është shumë e vështirë që në finale të më mposhtin.

“Kanë qenë momente, kam pasur emocione të papërshkrueshme. Finalen kam pritur ta fitoj. Në finale është shumë e vështirë të më mposht dikush pasi jam e bindur se medalja është e imja.

Jam e lumtur, jo vetëm për veten, me i inspiru të rinjtë, është bërë për krejt popullin dhe shtetin tem”, ka deklaruar Majlinda, raporton “zeri.ifno”