200 milionë euro humbje në mungesë të kodit telefonik

21

Nga përfundimi i luftës e deri më tash, në mungesë të kodit telefonik Kosova ka humbur më shumë se 200 milionë euro. Zyrtarë të Telekomit thonë se për shfrytëzim të prefiksit për çdo vit shpenzojnë më shumë se 9 milionë euro, ndërkaq për këtë qëllim IPKO shfrytëzon rreth 1 milion euro

Rreth 200 milionë euro i ka humbur Kosova nga përfundimi i luftës e deri më tash në mungesë të kodit telefonik. Operatori i telefonisë mobile “Vala” edhe më tutje përdor prefiksin e “Monaco Telecom”, ndërkaq operatorit tjetër IPKO përdor prefiksin e Telekomit Slloven, shkruan ‘Zeri’.

Kohë më parë në Bruksel kishin nisur negociatat mes palës kosovare dhe asaj serbe rreth kodit telefonik për Kosovën, por deri më tash nuk ka progres në këtë drejtim.

Gazmir Raci, këshilltar politik i ministres Edita Tahiri, thotë se raundi i fundit i bisedimeve në Bruksel ka qenë maratonik dhe ka zgjatur mbi nëntëmbëdhjetë (19) orë me ç’rast është shënuar progres në zhbllokimin e marrëveshjeve së Telekomit dhe marrjes së kodit telefonik shtetëror nga ana e ITU-së, +383..