Dosja e Shefave XI: Muja “spiunon” bashkëpartiakët te shefi – Grabovci e quan Kurtin “peder”

34

Ish-deputeti i PDK-së, Shaip Muja, ishte shumë aktiv në komunikimet me Adem Grabovcin. Atë e informon për secilin aktivitet. Muja, gjatë bisedave telefonike sulmon bashkëpartiakët, Vlora Çitakun, Memli Krasniqin e Blerand Stavilecin për punësime. Ai i tregon Grabovcit se në seancën e radhës do të bëjë akuza për përfshirje në korrupsion në rastin e Feronikelit. Insajderi sjell pesë biseda telefonike mes Grabovcit dhe Mujës.

Shaip Muja, ishte nervozuar me një iniciativë të Memli Krasniqit, Blerant Stavilecit e Vlora Çitakut, për të shënuar 12 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Nuk po i pëlqente formati i një ndeje në hotelin Emerald në Prishtinë. Aty nuk do të mbaheshin fjalime, por vetëm do të kishte muzikë. E, Muja thoshte se në këtë organizim do të marrin pjesë vetëm ata që i kishin punësuar Krasniqi, Stavileci e Çitaku.

Në këtë nërvozë që ia shpreh shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit të cilit i raporton vazhdimisht, Muja, aso kohe deputet i këtij grupi parlamentar zotohej se në seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës, do t’i akuzonte bashkëpartiakët e tij për korrupsion në Feronikël.

“Të gjithë janë të zhytur”, thoshte ai.