GJITHÇKA GATI PËR CEREMONINË E RRUGËS “BEAU BIDEN”

GJITHÇKA GATI PËR CEREMONINË E RRUGËS “BEAU BIDEN”

18

Në Sojevë të Ferizajt çdo gjë është gati për fillimin e ceremonisë për emërimin e rrugës me emrin e Beau Biden, djalit të zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden.

Ceremonia që pritet të fillojë në orën 14:00 mbledh figura të jetës politike dhe ushtarake.Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe Joe Biden që do të mbajë një fjalim si dhe bashkëshortja e tij Jill Biden dhe fëmijët e të ndjerit Beau që kanë ardhur me gjyshërit në Kosovë.Në këtë ceremoni do të flasin edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.