Pasaportat më të vlefshme, ja ku renditet ajo e Kosovës

26

Problemi i vizave në Evropë është i vogël për dallim nga Kosova, ku ende qytetarët janë në pritje të liberalizimit të vizave dhe udhëtimit të lirë, siç i takon me çdo ligj.

Por, vendet tjera evropiane, sidomos ato të fuqishme, nuk e kanë aspak këtë problem. Madje, pasaportat e tyre janë aq të fuqishme dhe me ndikim sa pothuajse nuk ka fare nevojë për viza.

Sipas “passportindex.org”, pasaportat më të fuqishme i kanë Gjermania dhe Suedia, që i kanë vlerësuar me 158 pikë, dhe pas tyre vijnë, Finlanda, Franca, Zvicra dhe Britania e Madhe me 157 pikë.

Pra, dallimi ndërmjet këtyre vende është shumë i vogël. Por, edhe aq larg tyre nuk janë as Danimarka, Italia, Holanda, Belgjika, Koreja e Jugut dhe Norvegjia me 156 pikë sipas kësaj faqe.

Shqipëria është e renditur si fuqi e 44-ta me 94 pikë, derisa Kosova e 84-ta me 41 sosh. Prapa saj janë vetëm disa vende të Afrikës, pasi pasaportat e Kosovës nuk i njohin shumë shtete./albinfo.ch