Pritje deri në pesë orë nga mërgimtarët në Merdarë

38

Deri në 5 orë kanë pritur bashkatdhetarët tanë në pikëkalimin kufitar në Merdarë gjatë ditës së shtunë.

Ndërsa 2 kilometra ishte e gjatë kolona e pritjes në këtë pikëkalim kufitar, raporton KTV.

Pritjet e gjata në Merdarë tashmë janë bërë të zakonshme për mërgimtarët, të cilët vinë gjatë verës për pushime në Kosovë. Ata shprehen të zhgënjyer me institucionet e vendit për këtë situatë.

Policia e Kosovës thotë se po bën të pamundurën për t’i zvogëluar pritjet e gjata në këtë pikëkalim kufitar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për shtimin e kapaciteteve me zyrtarë policorë, në mënyrë që të garantohet një lëvizje sa më e shpejtë nëpër pikën kufitare. Por, sipas tij, kjo vonesë po shkaktohet nga pala serbe.

Policia e Kosovës lut bashkatdhetarët që të shfrytëzojnë edhe pikëkalimet e tjera kufitare pasi, sipas tyre, më e ngarkuara është ajo në Merdarë.