Në Podujevë ,vetëm një rast i sëmundjes  Gungore të gjedheve

75

Në fshatin Halabak të Podujevës, është shfaqur një rast i dyshimtë i sëmundjes gungore te lëkurës se gjedhit,,kështu ka deklaruar  për radio Vizionin z Mehdi Latifi , i cili shtoj se menjëherë  janë marr masat konform  ligjit dhe urdhëresës administrative nga Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë (AUV). “Evidentimi i kafshës ne bashkëpunim me veterinarin e zonës, ndalimi i përkohshëm i shitjes dhe i lëvizjes se kafshës, izolimi nga kafshët e tjera si dhe mjekimi i mundshëm ka dhëne rezultat mjekimi dhe kafsha- demi është ne gjendje te mire. Është nën kontroll veterinar ne vazhdimësi dhe te inspektoratit” tha Latifi për Radio Vizionin.  Përveç këtyre masave te ndalimit te tregut për gjedhet e mëdha  . Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë  si mase tjetër ndaj kësaj sëmundje zbatohet urdhëresa për  vaksinimin e 2500 krerësh ne zonat kufitare me Republikën e Serbisë , qe përfshinë fshatrat Kalatic, Bervenik, Braine, Baraine, Metergofc, Hertice, Dvorishte etj.

Sipas inspektorit Latifi,  Komuna e Podujevës, është e rrezikuar nga kjo sëmundje pasi   është shfaqur ne komunat fqinje, ne Komunën e Mitrovicës, Prishtinës dhe ne Republikën e Serbisë.           Gjithashtu ai shtoi se nga kjo sëmundje ka humbje te mëdha ekonomike pasi qe me shfaqjen e saj preken rreth 70% e tufës se kafshëve ku deri ne 30%, prej tyre mund te ngordhin ,dhe kjo sëmundje  shkakton humbjen e sasisë se qumështit dhe ndikon ne cilësinë e mishit. Ka thënë  inspektori  komunal Mehdi LAtfi .