Dacic midis OKB-së: Kjo këngë e Era Istrefit nuk më ka pëlqyer (Video)

28

Ivica Dacic, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, ka përmendur gjendjen e Kishës serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Diplomati serb ka thënë se kjo Kishë është shndërruar në tualet publik, ndërsa më tutje ka shtuar duke thënë se ajo po shfrytëzohet edhe për videoklipe të këngëtarëve.

Era Istrefi kishte ngjallur shumë reagime te komuniteti serb në Kosovë dhe Serbi pasi publikimit të videoklipit të “E dehun”, i cili ishte xhiruar në këtë objekt fetar.

Kujtojmë se Kisha Ortodokse serbe ishte ndërtuar gjatë represionit serb në Kosovë, përkatësisht pa plan urbanistik dhe disa ditë më parë ishin bërë gërmime për një varrezë masive. /Telegrafi/