Këshilli i Drejtorëve në Podujevë :Projektet e vitit 2016 po realizohen sipas planititit

29

Sot është mbajtur takimi i Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Podujevës. Në takimin e kryesuar nga kryetari Agim Veliu, u diskutua për procesin e planifikimit të buxhetit për vitin 2017, si dhe dinamikën e realizimit të projekteve për vitin 2016.

Drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa, z. Isuf Latifi, informoi për procesin e planifikimit të buxhetit, për të cilin tha se është në fazën përfundimtare, dhe se kanë mbetur vetëm edhe disa çështje teknike siç është futja e të dhënave në sistem, transmeton Koha.net.

Në takim u tha se projektet e planifikuara nga ekzekutivi komunal, për realizim gjatë vitit 2016, po zhvillohen në kuadër të planifikimeve të bëra.

Kryetari Veliu kërkoi nga drejtorët rritje të dinamikës në realizimin e projekteve të parapara, si dhe angazhim më të madh në përfundimin e projekteve, konform afateve të parapara, me theks të veçantë projektet infrastrukturore.

Këshilli i drejtorëve ka diskutuar gjithashtu edhe për fillimin e vitit të ri shkollor dhe përgatitjet qe po bëhen për fillimin e mbarë të procesit mësimor.