Frutat dhe perimet që mund të konsumohen me lëvore

23

Shumica e frutave dhe perimeve që konsumojmë çdo ditë mund të përdoren bashkë me lëvore dhe mund te jenë dyfish më të shëndetshme.

Disa nga frutat dhe perimet që mund të konsumoni pa frikë së bashku me lëvoren e tyre i gjeni më poshtë

Kungulli– I pasur me zink, prandaj është i shkëlqyeshëm për thonj dhe lëkurë të shëndoshë. Po ashtu përmbajnë antioksiduesin beta karotinë që mbron nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Po ashtu as farat nuk duhet t’i hidhni pasi janë të pasura me omega 6 dhe me acidet yndyrore që ju mbajnë trurin e shëndoshë. Lëvorja duhet të pastrohet mire me ujë të ngrohtë, t’i fusni në furrë për 20 minuta dhe t’i konsumoni.

Patatja– Shumica prej nesh përpiqen ta evitojnë lëvoren e patates pa kuptuar se është tepër e shëndetshme, por shumica prej tyre nuk e dine pse. Ajo është e pasur me hekur, magnez, zink dhe vitamina C.

Ananasi– lëvorja e ananasit mund të duket tepër e ashpër por mund të thuhet se është tepër e shëndetshme, për shkak të vlerave ushqyese që përmban. Veç vitaminës C, ajo ndihmon tretjen dhe mbron stomakun. Në lëvoren e ananasit gjenden dy herë më shumë antioksidues se sa në frutë.

Hudhra– Lëvorja e hudhrës përmban pesë komponentë të ndryshëm, theksojnë ekspertët japonezë. Njëri nga funksionet më të rëndësishëm është ngadalësimi i plakjes dhe mbrojtja e zemrës. /Kp