Modelet e reja të iPhone me procesorët e Intel

18

Siç duket, Apple është duke u pregatitur të ndërmarrë ndryshime të mëdha sa i përket procesorëve që i përdor në iPhone.

Sipas disa raporteve të fundit, thuhet se kompania do të inkuadroj procesorët nga Intel deri në vitin 2018.

Së fundmi, Intel ka njoftuar se do të prodhojë procesorët ARM, vendim ky që mund të jetë arsyeja pse Apple do të bashkëpunojë me Intel.

Procesorët e ARM mund të konkurrojnë seriozisht me procesorët TSMC të Samsung që deri tani kanë mbështetur procesorët “A” që ka përdorur Apple.

Sipas raportit nga Nikkei Asian Review, Apple tashmë është në bisedime me Intel në lidhje me procesorët për iPhone.