Rrjedhin pamjet e HTC A9s, kopjes së iPhone!

15

Vitin e kaluar HTC One A9 ka qenë më së shumti i famshëm për shkak të ngjashmërisë së madhe në dizajn me iPone, megjithatë, pajisja ka pasur specifika të kënaqshme,

Tani, sipas rrjedhës nga Evan Blass duket se pasardhësi i A9, i titulluar One A9s i ngjan poashtu një pajisje me emër fruit, dhe nuk është fjala për BlackBerry Priv.

HTC ka bërë disa ndryshime dizajnore në përpjekje për t’a dalluar A9 nga iPhone 6 megjithatë inspirimi vërehet dukshëm.

Tani, me A9s, kamera dhe blici do të zhvendosen në anën e majtë sipër pajisjes, konektuesi i kabllos për dëgjuese bëhet më i vogël dhe kamera frontale lëviz në të majtë.

Të gjitha këto ndryshime e bëjnë A9s të duket edhe më shumë si një iPhone. Tiparet e vetme dalluese dhe që na bëjnë të ditur se nuk është fjala për iPhone janë sensori i gishtërinjëve dhe logoja e HTC në anën e pasme.

Sipas Blass, HTC One A9s do të lansohet në ngjarjen teknologjike IFA që do të mbahet në Berlin më 1 shtator.