Trajneri i Zenitit e pranon, Witsel dëshiron Juventusin

19

Trajneri i Zenit st. Petersburg, Mircea Lucescu, ka thënë se Axel Witsel ka refuzuar Evertonin për Juventusin.

Bianconerët janë në kërkim të një lojtari mesfushor dhe belgu është ai që pëlqehet më shumë nga të gjithë.

Klubi nga Liga Premier, Everton, ka bërë ofertë këtë verë, por është refuzuar nga lojtari.

“Kemi pasur një ofertë serioze nga Evertioni për Witsel, por lojtari e ka refuzuar”.

“Tani lojtari dhe Zenit kanë dy ditë kohë që të gjejnë marrëveshje për një transferim të mundshëm të tij te Juventusi”, ka thënë Lucescu për Dolce Sport. /Telegrafi/