A i keni këto tri vija në dorë? Ja çfarë tregojnë ato

105

Nëse nuk keni qenë të njoftuar më herët, vijat në kyçin e dorës tregojnë shumë për jetën e secilit. Ato tregojnë për karakterin e personit, sa të shëndetshëm jeni dhe si mund të jetë e ardhmja juaj.

Vija e parë

Mesatarisht, personat kanë dy apo tri vija të ndryshme afër zonës së kyçit. Vija e parë është ndër më të rëndësishmet, pasi që tregon se sa të shëndetshëm dhe aktiv jeni, transmeton Telegrafi.

Nëse kjo vijë është e fortë dhe e vazhdueshme, kjo do të thotë se keni shëndet të mirë. Nëse është e ndërprerë apo thyhet në një pikë të caktuar, atëherë duhet të dini se duhet t’i bëni disa ndryshime në stilin e jetës.

Ndërprerje të shumta të kësaj vije tregojnë se ëndrrat e një personi nuk janë duke u  realizuar.

Vija e dytë

Nëse kjo vijë është e fortë dhe e pathyer, kjo do të thotë se do të gjeni lumturinë dhe suksesin në jetë. Nëse është tejet e definuar, mundësitë janë të mëdha që në të ardhmen do të keni një jetë luksoze.

Ndërprerjet në këtë vijë tregojnë për mundimet financiare që i përjetoni.

Vija e tretë

Përderisa shumica e njerëzve kanë të paktën dy linja, jo gjithkush ka një të tretë. Nëse vija juaj e tretë është e fortë dhe e vazhdueshme, kjo do të thotë se keni ndikim të mahnitshëm në njerëzit që gjenden në jetën tuaj, qoftë në familje apo vend të punës. Kjo tregon se jeni person që njerëzit gjithmonë do ta mbajnë mend.

Vija e katërt

E rrallë por e ndonjëherë e zakonshme, vija e katërt mund të konsiderohet bekim apo mallkim. Kjo tregon për një jetë të gjatë me një numër të madh të fëmijëve.

Nëse vija është e lakuar dhe e ndërprerë, mos u brengosni. Jeni ende në kontroll të plot të jetës, por kjo gjithashtu do të thotë se jeni përgjegjës për çdo ndryshim pozitiv që dëshironi ta shihni në jetë.

Përqendrohuni në fuqitë dhe aftësitë që i keni, si dhe shfrytëzoni ato për mirë. /Telegrafi/