As shkalla e dytë Azem Sylën nuk do ta mbajë në paraburgim

23

Gjykata Themelore e Prishtinës kishte vendosur përmes një vendimi që nga 25 gushti ish deputeti i PDK-së, Azem Syla, të lirohej nga paraburgimi.

Këtë vendim e kishte marr gjyqtarja Jennifer Seal për lirimin e Sylës dhe disa personave të tjerë, që po dyshohen për keqpërdorim pronash në vlerë miliona euro.

Indeksonline merr vesh se edhe shkalla e dytë e gjykatës do t’ia vërtetojë vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku Syla do ta ketë masën e paraqitjes në Polici.

Ky vendim pritet të publikohet shumë shpejt, që do t’ia konfirmojë Sylës masën e paraqitjes në Polici, por jo paraburgim.

Në vendimin e Gjykatës Themelore, Azem Syla, bashkë me Nuhi Ukën, Arton Vilën, Hajrullah Berishën, Avni Maxhunin e Sabedin Haxhiun, do t’iu duhet që një herë në javë të lajmërohen në stacionin policor, aty ku ata janë me banim të përhershëm apo të përkohshëm.