Samsung gati për Galaxy Tab A me S Pen

24

Samsung ka lansuar versionin e fundit të Galaxy Tab A disa muaj më parë, mirëpo tani duket se kompania është duke punuar në lansimin e versionit të ri të tabletit, i cili do të vijë me stilolapsin S Pen.

Fotoja e rrjedhur tregon pajisjen e re e cila pritet të ketë specifika të ngjashme me parardhësin e saj.

Tableti pritet të vijë me ekran 10.1”, procesorin Exynos 7870 dhe RAM memorien prej 2GB.Specifikat tjera të tabletit përfshijnë hapësirën ruajtëse prej 16GB, kartelën microSD, kamerat prej 2 dhe 8 megapiksel dhe baterinë prej 7300 mAh.