Serwer: Demarkacioni rrezikon stabilitetin e Kosovës

16

Eksperti i mirënjohur amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer thotë se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, mund ta destabilizojë Kosovën.

Kjo çështje mund të ndodhë, edhe pse Serwer vlerëson se Kosova ka çështje shumë më të rëndësishme se sa shënimin i vijës kufitare me shtetin fqinj.

“Çdo çështje mund të jetë destabilizues në qoftë se një lëvizje politike arrin mobilizojë dhunën për të realizuar qëllimet e veta“, ka deklaruar Serwer në një intervistë për balkaneu.com.

Sipas tij, Kosova ka shumë çështje më të rëndësishme se demarkacioni me Malin e Zi, i cili kurdo që miratohet do të jetë një hap pozitiv.

“Demarkacioni me Malin e Zi do të jetë një gjë e mirë. Unë pres që ditën kur do të shënohet vija kufitare me shtetin fqinj Serbinë”, është shprehur analisti amerikan dhe njohës i mirë i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit.