Terminator 2, vitin e ardhshëm del versioni 3D

17

Në faqen zyrtare Facebook të Terminator 2 është publikuar posteri i ri që promovon versionin 3D, për të cilin James Cameron është duke punuar.

Shfaqja në kinema parashikohet gjatë vitit 2017, por nuk ka ende një muaj dhe datë të caktuar. Ky projekt kishte kohë që ishte lajmëruar dhe shfaqja e tij në kinema ishte parashikuar këtë vit, që përkon edhe me 25 vjetorin e filmit. Me siguri angazhimet e regjisorit me sekuencat e Avatarit, kanë bërë që të ketë vonesa.

Filmi Terminator 2 – Dita e gjykimit, i cili në vitin 1991 shënoi një hap përpara në teknologjinë e aplikuar në kinema (fitoi 4 çmime Oskar teknike), premton shumë edhe me versionin 3D. Filmi asaj kohe nuk mundi të shfaqej në Kinë, ku ndoshta ky version i ri do mund të pritet me akoma më shumë entuziazëm se kudo tjetër.