Lista e Kushtëzimeve: Këto ishin kushtet e deputetëve serbë, për votimin e demarkacionit

16

Kreu i Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiq, i ka dërguar ditë më parë deputetëve dhe anëtarëve serbë të Qeverisë së Kosovës, një letër në të cilën u ka kërkuar që të mos marrin pjesë në procesin për zgjidhjen e problemit të projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas burimeve të KosovaPressit, Simiq ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përmbushen disa premtime. Sipas këtij burimi, Lista Serbe kërkon shtrirje në 20 lokacione të kompanisë mobile serbe, MTS DOO, si dhe që postin e zëvendësshefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës ta ketë një person nga komuniteti serb.

Sipas burimeve, këto janë kërkesat për Qeverinë e Kosovës, që ata të marrin pjesë në seanca dhe mbledhje qeveritare. Nëse Qeveria jep pëlqimin e këtyre kërkesave, atëherë ata do të japin mbështetje të plotë për votimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Kosovës.Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot ka kërkuar që të tërheq votimin e projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi pasi, sipas tij, Lista Serbe, ka kërkuar koncesione.