POLICIA E KOSOSVËS PARANDALOI NJË SULM TERRORIST (FOTO)

30

Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë dhe asgjësojë qindra shishe të mbushura me materie ndezëse, dhjetëra bidonë të mbushur me materie ndezëse, kavanoza me ngjyrë, megafonë, maska si dhe mbi 400 ID kartela me emra dhe mbiemrave të personave, me shenja të Vetëvendosjes.

Zëvendësdrejtori i drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Afrim Ahmeti, tha se të gjitha mjetet shpërthyese janë gjetur në një garazhë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Ahmeti: Garazha është thyer me forcë

“Dje më datën 1 shtator policia në rrugë operative ka ardhë deri te informata se në rrugën 28 Nëntori në Dardani me një garazhe brenda saj gjenden dy depo të mbushura me gjësende të dyshuara. Policia konform ligjit ka bërë kërkesën prokurorisë dhe më pas gjykatës për të marrë urdhëresën për ta kryer këtë batisje në këto depo të dyshuara. Pas sigurimit të urdhëresës është provuar për të kontaktuar me personat përgjegjës të cilët fatkeqësisht nuk janë përgjigj, njësitë policore konfom autorizimeve e kanë bërë hapjen e dyerve me forcë dhe kanë depërtuar në brendësi të këtyre depove me ç ‘rast janë gjetur dhe konfiskuar gjësendet që sot janë këtu para jush”, ka deklaruar ai.

Ahmeti ka thënë se deri më tani nuk ka të arrestuar, por sipas tij janë disa të identifikuar të dyshuar lidhur me këtë rast.

Ahmeti: Të dyshuarit janë identifikuar

“Ne në këtë fazë kemi pronarin e garazhës i cili e ka dhënë me qira personave të tjerë depot brenda garazhës dhe policia është në kërkim të tyre për t’i arrestuar. Janë të identifikuar. Deri në këtë fazë jo, me siguri se në ditët në vazhdim do të ketë intervistime”, ka thënë ai.

Ahmeti ka thënë se ky rast nuk ka dyshime se është i lidhur me rastet tjera të shpërthimeve mirëpo ka shtuar se rasti është cilësuar si përgatitje e veprës terroriste.

Ahmeti: Rasti është cilësuar si vepër terroriste

“Në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit edhe kjo është përgatitje e veprës terroriste”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia në këtë rast ka gjetur dhe konfiskuar: 65 çanta me shishe qelqi të mbushura me materie ndezëse, 30 çanta të zbrazëta, 675 shishe me materie ndezëse (derivate), 5 bidonë 10 litërsh të mbushura me materie ndezëse, 50 kavanoza, 35 shishe me ngjyrë, gjashtë paketa të ndryshme me shihe të mbushura me materie ndezëse, 28 kavanoza metali me ngjyrë, shtatë gypa plastike të improvizuara për hedhjen e mjeteve të ndryshme, dy hinka ngjyrë të kuqe, tri qese me gurë të madhësive të ndryshme, një qese me maska vizatimore, shtatë megafonë, një paketë me 408 ID të personave me emra dhe mbiemra dhe shenja të “Vetëvendosjes”, 21 sprej me ngjyrë, 2 çekanë 10 kilogramë si dhe një shufër Pajser, 14 mjete piroteknike me madhësi të ndryshme, sfera të ndryshme qelqi dhe gjemba metali.

Policia ka thënë se janë duke e hetuar rastin për informata të mëtutjeshme. /KP/