Bajrami takon ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz

15

Shefja e Grupit Parlamentar të NISMA për Kosovën, Valdete Bajrami, sot ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.

“Në takimin shefes së Grupit Parlamentar të NISMA-s, Valdete Bajrami me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, është folur rreth situatës politike, ekonomike dhe sociale në vend.

Po ashtu, në këtë takim është diskutuar edhe për mundësitë e investitorëve hungarezë, të cilët kanë shprehur vullnetin të investojnë në shtetin e Kosovës, por kjo gjë varët nga qeveria, e cila duhet të përkushtohet në krijimin e kushteve për investitorët e huaj”, thuhet në njoftimin për media.

Në këtë takim është folur edhe për rrugëtimin e NISMA’s si parti politike e orientimin social-demokrat, që nga themelimi e deri në ditët e sotme.

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar sa më ngushtë me NISMA për Kosovën, në fushat e ndryshme me interes për qytetarët e Kosovës./Telegrafi/