Çështje kohe kur Rusia do ta zhbllokojë Kosovën në OKB: Na e jepni Krimenë, i keni duart e lira me Kosovën!

21

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sërish ka bërë krahasime mes Kosovës dhe Krimesë.

Këtë herë, sipas ditores serbe Blic, Putini – përfaqësue i shtetit që nuk e ka njohur Kosovën – ka pranuar se pavarësia e Kosovës është rezultat i vullnetit të popullit, siç ka ndodhur me rastin e Krimesë, transmeton Telegrafi. Ndaj, Putini kritikon Perëndimin se te njëri rast po e respekton vullnetin e popullit e te tjetri jo.

Analisti serb, Dushan Janjiq, thotë se Putini po mbron interesat e shtetit të tij.

 “Vetëvendosja në Kosovë dhe Krime është e njëjtë. Deklarata e Putinit është ofertë për Kosovën”, ka thënë ai. “Deklarata e Putinit thotë: nëse na e pranoni Krimenë, i keni duart e lira me Kosovën. Por, nuk është hera e parë ai që thotë kështu. Bile, është çështje kohe kur Rusia do të zhbllokojë çështjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe që këtë veprim do ta shpërblejë Perëndimi”. /Telegrafi/