Google do t’i etiketojë miliona faqe si të pasigurta!

29

Në një përpjekje për të paralajmëruar përdoruesit për rreziqet online, shfletuesi Chrome i Google së shpejti do t’i etiketojë faqet standarde të internetit të bazuara në HTTP (ato që kërkojnë për fjalëkalime apo numrat e kredit kartës) me një “i” në adresat URL.

Plani, i vendosur të hyjë në fuqi me Chrome 56 në janar, do të ndikojë në miliona faqet të internetit.

Shumë uebfaqe, portale apo gazeta online, për shembull, u kërkojnë përdoruesve për të dhëna të ndjeshme të informacionit sikurse plotësimi i formave në fusha të ndryshme, por në fakt nuk e enkriptojnë këtë informacion ndërsa i njëjti udhëton në ueb.