Tre vjeçari nga Podujeva në nevojë për transplant të veshkave (Video)

136

Tre vjeçari nga fshati Majac i komunës së Podujevës, Besim Kurtolli, ka probleme te mëdha shëndetësore dhe ka nevoje për transplant te veshkave.

Por shuma prej 250 mijë eurove që mjekët gjermanë kanë kërkuar për trajtimin e vogëlushit është vështirë të sigurohet nga familja.

 

Doktoresha Lidvana Spahiu, që e ka nën përkujdes Besimin nëpërmjet telefonit i tha Klan Kosovës se sëmundja që ai ka është shumë e rrallë, diku një në 100,000 fëmijë në Evropë, dhe se ajo nuk mund të trajtohet në Kosovë pasi këtu nuk bëhet transplanti i mëlçisë dhe veshkave.