Kryeprokurori i Gjykatës Speciale tregon gjithçka rreth hetimeve kundër të dyshuarve!

15

Kryeprokurori i Gjykatës Speciale për Kosovën, David Shwendiman, ka thënë sot në Hagë se do ta kryej punën e tij në mënyrë profesionale.

Ai në konferencën e parë për media që është mbajtur sot në Hagë, ka thënë se hetimet kundër të dyshuarve do t’i udhëheq “pa frikë dhe presion”.

Fjalimi i plotë i Shwendiman sot në konferencë për media në Hagë:

Ashtu siç ndoshta tashmë ju e dini, unë jam emëruar Kryeprokurori i Zyrës së sapoformuar të Prokurorisë Speciale të Kosovës më 1 shtator.

Emërimi im shënon kalimin zyrtar të Task Forcës Hulumtuese Speciale të BE-së në Prokurorinë Speciale.

Emërimi më jep autoritetin për të ndjekur penalisht rastet që dalin nga hetimet e kryera nga Task forca dhe nga zyra e sapo krijuar e prokurorit.

I kam pritur këtë ditë që kur kam mbërritur në Bruksel për të marrë përsipër task forcën nga Ambasadori Williamson në maj 2015.

Qëllimisht kam qëndruar në heshtje që atëherë, sepse kam dashur të përqendrohem në hetimet.

Qëllimi im sot është t’ua bëj me dije se e shoh unë rolin dhe përgjegjësitë e mia dhe, për aq sa mundem tu përgjigjem sa më shumë pyetjeve që të jetë e mundur për kohën që kemi në dispozicion.

Ashtu siç disa nga ju e dini, unë kam qenë prokuror në SHBA për më shumë se tridhjetë vjet para se të bëhesha një prokuror ndërkombëtar në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Unë e di nga përvoja personale se sa e dhimbshme dhe e vështirë është të hetosh dhe ndjekësh penalisht barbarinë masive për ata që i kryejnë këto hetime, sidomos për ata që janë prekur nga hetimet dhe ndjekjet penale.

E di pikë së pari se sa shumë kohë, përpjekje dhe përkushtim kërkohet në këto lloje të rasteve.

Unë kam qenë i zgjedhur për këtë punë, sepse unë kam demonstruar aftësinë për të kryer hetime të suksesshme dhe ndjekje penale për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Unë kam përvojë me udhëheqjen e një zyre prokurori që merret me këtë punë.

Dhe, më e rëndësishmja, unë kam një reputacion për vepruar në mënyrë të pavarur.

Unë kam ndërmend ta bëjë këtë punë në të njëjtën mënyrë që i kam bërë gjithmonë gjërat në të kaluarën; në mënyrë të drejtë, fuqishëm dhe pa frikë apo favorizim.

Unë nuk do të kisha pranuar emërimin si Prokuror Special nëse nuk do kisha besuar se ishte një rast të cilit duhej t’i përgjigjesha.

Përgjegjësia ime tani është të ushtroj postim tim duke u marrë me hetimet dhe ndjekjen penale në bazë të çfarëdo akuze që unë vendosë ta sjellë në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

Unë do marrë vendime bazuar vetëm në faktet që ne kemi dhe do të vazhdojmë ti mbledhim dhe duke u bazuar në ligj; dhe jo duke u bazuar në atë n3ëse vendim që merren do të kenë implikime apo pasoja politike, diplomatike apo të tjera.

Unë jam i vetëdijshëm për ndjeshmërinë politike të asaj që jam duke bërë, por po e përsëris – unë do të veproj bazuar në fakte dhe ligj.

Para se të shkoj më tej, më lejoni fillimisht t’ua kujtoj progresin që është bërë.

PROGRESI

Qëkur ka filluar të veprojë, Task Forca Hetimore Speciale ka mbledhur me kujdes prova në lidhje me mandatin e saj; jo për t’i dhënë të drejtë raportit të Këshillit të Evropës, por për të përcaktuar në mënyrë të pavarur nëse ekzistojnë prova për të justifikuar akuzimin e ndonjërit me një krim.

Hapi tjetër ka qenë përdorimi I mjeteve të duhura për të adresuar çështjet e ngritura.

Nëse ju shikoni mbrapa vetëm një vit, ju do të shihni progresin e dukshëm që është shënuar në në këtë drejtim:

Në gusht të vitit 2015, një amendament kushtetues dhe një ligji qenë miratuar nga Kuvendi i Kosovës duke bërë këtë të mundur;

Një marrëveshje e përkohshme mes shtetit nikoqir të Holandës dhe Kosovës përfundoi në janar të këtij viti duke filluar procesin që lejon që e gjithë kjo të zhvillohet këtu në Hagë;

Administrata për gjykatën e re krijuar nga ky ligj u vendos në Hagë në prill 2016.

Task Forca Hetimore Speciale u zhvendos nga Brukseli në Hagë në qershor;

Shtetet anëtare të BE-së miratuan një buxhet kohëve të fundit për të mbështetur këtë përpjekje.

Më 1 shtator u emërua Prokurori Special dhe Prokuroria Speciale u themelua zyrtarisht.

Gjërat janë duke ecur përpara vazhdimisht, por natyrisht se më shumë duhet bërë.

Teksa ne po flasim, ne jemi duke punësuar në Prokurorinë Speciale më të mirët dhe më të ndriturit në stafin tonë të jashtëzakonshëm të task forcës për të ndërtuar ekipin për të cilin kam nevojë për të ecur përpara në një nivel tjetër.

Bashkimi Evropian, Holanda, Kosova dhe bashkësia ndërkombëtare kanë shpenzuar energji të madhe dhe burime për ti sjellë gjërat gjer në këtë pikë.

Jam mirënjohës kemi mbështetjen financiare dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian, Holandës, SHBA-ve, dhe komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi.

Jam i sigurt se mbështetja do të vazhdojë.

Mesazhi im është se askush nuk duhet të dyshojë se kjo është një ndërmarrje shumë serioze.

Ajo veçse po ndodh.

PRITSHMËRITË

Më lejoni të marrë një minutë dhe të adresojë disa nga pritjet më të dukshme dhe tu përgjigjem disa prej pyetjeve që njerëzit kanë për punën e prokurorisë.

Kur mund të presim të shohim akuza?

Siç thashë, ka ende shumë punë për të bërë, para se çdo gjë të vijë në vendin e vet dhe unë të kem mundësinë të marr vendime zyrtare.

Në fund, unë do të bëj atë që provat dhe ligji më obligojnë mua të bëj atëherë kur ne jemi të gatshëm – jo një minutë më parë; jo një minutë më vonë.

Unë vendosmërisht besoj se nxitimi nuk është mik i drejtësisë, por as nuk është vonesa e panevojshme.
Unë jam vendosur, për aq sa mund ta kontrollojë, të mos ketë vonesa të panevojshme, kur është fjala për mua dhe realizimin e përgjegjësive të mia.

Spekulimet në lidhje me ndonjë nga këto mbesin vetëm spekulime – dhe nuk i shërbejnë asnjë qëllimi legjitim.

Kë prisni të akuzohet?

Ju do të dini kur dikush është akuzuar kur një aktakuzë apo dokument që i akuzon ata të bëhet publik nga gjykata nëse dhe kur akuzat të jenë konfirmuar.

Përsëri, spekulime në lidhje me ndonjë nga këto mbesin vetëm spekulime – por edhe më tej, janë të padrejta dhe potencialisht shkatërruese edhe për ata që janë viktima dhe dëshmitarë dhe për ata që janë apo nuk janë të akuzuar.

Me pak fjalë, kur bëhet fjalë për spekulime dhe raportet që supozohet se vijnë nga “burime të afërta me prokurorinë”, në qoftë se kanë të bëjë me hetime apo ndonjë ndjekje penale në lidhje me të, mos besoni çka dëgjoni apo lexoni, përpos kur këto vijnë nga unë apo gjykata, kur të vijë koha për të folur gjykata.

DETYRIMET

Një fjalë në lidhje me detyrimet e mia si prokuror dhe si kryeprokuror.

Pavarësia.

Amendamenti kushtetues dhe ligji që ka krijuar pozitën të cilën une e mbajë e bëjnë të qartë se unë jam i pavarur.

Unë nuk do të marrë udhëzime nga askush.

Ky është një angazhim ligjor, profesional dhe personal që kam bërë kur kam pranuar postin.

Të marr vendimet e duhura.

Detyra ime profesionale është që të autorizojë akuzat që janë të mbështetura në dëshmitë në dispozicion dhe të pranueshme në gjyq dhe të mjaftueshme si në cilësi ashtu edhe në sasi që të jen bindëse kur të prezantohen para një gjyqi neutral dhe objektiv, të testuara nga mbrojtja.

Çdo dënim duhet të jetë ligjërisht I mjaftueshëm në mënyrë që të përballojë ankesën dhe të jetë i zbatueshëm.

Këto janë standardet ndërkombëtare që qeverisin atë që bëj unë dhe unë jam I përkushtuar ti zbatoj.

Informimi

Një nga detyrimet e mia si kryeprokurori është të informoj ata që janë të interesuar dhe të prekur nga puna ime; në radhë të parë, për tu siguruar se viktimat do jenë rregullisht dhe në mënyrë të përshtatshme të informuar në lidhje me ecurinë e hetimeve dhe ndjekjeve penale të cilat prekin ata.

Unë e kuptoj dhe jam i vendosur për të përmbushur këtë detyrim.

Ju jeni një nga mjetet më të rëndësishme për të informuar ata që janë prekur nga e gjithë kjo.

Unë respektoj atë që bëni ju.

Unë besoj se një, media e fuqishme dhe pa përgjegjësi është e nevojshme për të ndihmuarpër të siguruar që rezultatet e arritura nga zyra e Prokurorisë Speciale dhe gjykatës janë të ligjshme dhe, në mënyrë të barabartë të rëndësishme të perceptuara si legjitime nga ata të cilët ndikohen nga ajo.

Puna ime përfshin, ndër të tjera moskompromentimin e një hetimi ose ndjekje duke zbuluar të dhëna që mund të jenë të dëmshme për viktimat, dëshmitarët, apo edhe një të akuzuar, përveç në bazë të vendimit të gjykatës nën drejtimin, mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e gjyqtarëve.

Për këtë arsye, unë nuk do të flas për hetimet, mjetet, metodat, burimet, gjetjet apo konkluzionet tona.
Për aq kam mundësi, pa kompromentuar hetimin ose ndonjë ndjekje dhe pa e cenuar përgjegjësitë e mia profesionale dhe etike, unë do të jem i hapur me ju.

Viktimat

Unë jam plotësisht i angazhuar për tu siguruar që viktimat janë të përfshira ashtu siç duhet kur bëhet fjalë për atë që ne bëjmë dhe që viktimat e rrezikuara të marrin të gjithë mbështetjen që unë mund të ofrojë.

Ky është një detyrim ligjor por edhe një moral të cilin unë e marr personalisht dhe seriozisht.

Mbrojtja e dëshmitarëve dhe informacioni konfidencial.

Unë jam i detyruar të mbroj dëshmitarët dhe të mbaj fshehtë dhe sigurt të gjitha informatat që duhet mbrojtur për tu siguruar që dëshmitarët që japin dëshmi nuk do frikësohen, dëmtohen apo kërcënohen.

Kjo, gjithashtu, është më shumë se një detyrim ligjor.

Unë nuk do të diskutojë as japë informacion shpjegues rreth dëshmitarëve tonë.

Po ashtu nuk do të diskutoj mënyrat dhe metodat për mbrojtjen e atyre që janë të rrezikuar për shkak të rolit të tyre në hetimet tona apo ndonjë ndjekje penale.

JURIDIKSIONI

Një vërejtje e fundit për juridiksionin e Prokurorit Special dhe Zyrës së Prokurorisë Speciale.

Ligji i miratuar vitin e kaluar është shumë specifik në kufizimet që imponon në juridiksionin e zyrës së Prokurorit Special – është I njejti edhe për Dhomat Speciale.

Në përgjithësi, juridiksioni im shtrihet në hetimin dhe ndjekjen penale të:

Veprat e kryera nga individë që janë adresuar në raportin e vitit 2011 në Këshillin e Evropian.

Akte të tilla të kryera nga individë në mes të fillimit të vitit 1998 dhe në fund të vitit 2000;

Aktet e tilla të individëve, si krime lufte ose krime kundër njerëzimit, siç përcaktohet nga ligji I vitit 2015 ose nga ligji ndërkombëtar në fuqi;

Dhe, veprat që ndikojnë në integritetin e hetimit ose procedimeve; që është, frikësimi i dëshmitarëve, dëshmi të rreme, etj /kp/