Noizy reklamon trofetë, sërish thotë se ai u sulmua nga Cozman (Foto)

15

Reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, ka reklamuar trofetë e fituar në Zhurma Show.

Enca Haxhia ishte fituesja kryesore në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Zhurma Video Music Awards 12’.

Ajo fitoi çmimet Best Female dhe Best Pop, derisa bashkëpunimi i saj me Noizyn, “Bow Down” u shpall Videoja më e mirë dhe njëherësh fitoi çmimin e internetit.

“Mbrëmjen e kaluar katër trofe. Edhe një herë doja të falënderoja të gjithë fansat tanë. Katër çmime shkojnë vetëm për ju. Ky është shembulli që dua të jap çdo herë, por nga një herë më duhet të mbroj veten dhe të afërmit e mi. Ju dua OTR Enca krenare me ty”, u shpreh Noizy në rrjetin social Facebook.

Kështu Noizy vazhdon të përsërisë se incidenti me Cozman e bëri atë viktimë të një sulmi nga pala tjetër, ndonëse disa herë është thënë se ai provokoi këtë situatë.

Kujtojmë se incidenti erdhi pasi Noizy doli në dy emisione televizive duke tallur dhe ofenduar reperin nga Prishtina, i cili duket se e pati të pamundur të mos reagonte ndaj këtyre zhvillimeve. /Telegrafi/