Majk refuzon të flasë për përleshjen e Cozman me Noizyn

8

Reperi i Babastars, Majk, ka refuzuar që të involvohet në përleshjen e Cozmanit me Noizyn.

Cozman ishte ai që besohet se mori hak për shumë fyerje të Noizyt drejtuar tij dhe grupit Babastars, teksa deri tash përveç ish-menaxherit Drin Zatriqi që ka dalë në përkrahje të tij, asnjë pjestar tjetër i Babastars nuk ka shprehur përkrahjen për të as gjatë paraburgimit, por edhe pas lirimit.“Bluetooth” ka kontaktuar reperin Majk për ta pyetur rreth zhvillimeve të fundit, por ai ka refuzuar të flasë.

“Nuk dua të jap asnjë prononcim për këtë temë”, u shpreh Majk.

Ndryshe është thënë se Majk ka anuluar koncerte në Shqipëri, gjë që ende nuk është konfirmuar, por kanë mbetur si spekulime të mediave në Shqipëri. /Telegrafi/