Ndeshja ndaj Lazios e rendisë së veçantë për Pescaran e shqiptarëve

8

Ndeshja e dytë e javës së katër në Serie A do të jetë ajo mes Lazios dhe Pescaras.

Ky takim është i rëndësisë së veçantë për mysafirët, pasi kjo është ndeshja e 200-të e tyre në Serie A.

Pescara ka fituar 34 takime, ka barazuar në 52 dhe ka humbur në 113 ndeshje deri më tani.Kjo është edhe ndeshja e lojtarëve shqiptarë në Serie A, pasi për Pescaran nga minuta e parë do të luajë Ledian Memushaj, ndërsa në bankën rezervë është sulmuesi Rey Manaj.

Kurse për Lazion në bankë është Thomas Strakosha.

LAZIO (3-5-2): Marchetti; Bastos, de Vrij, Radu; Felipe Anderson, Parolo, Cataldi, Milinkovic, Lulic; Immobile, Djordjevic.

Në bankën rezervë: Strakosha, Vargic, Wallace, Hoedt, Patric, Basta, Lukaku, Leitner, Luis Alberto, Lombardi, Murgia, Keita.

Trajner: Simone Inzaghi

PESCARA (4-3-2-1): Bizzarri; Zampano, Campagnaro, Gyomber, Biraghi; Memushaj, Brugman, Cristante; Verre, Benali; Caprari.

Në bankën rezervë: Fiorillo, Pigliacelli, Crescenzi, Fornasier, Vitturini, Zuparic, Aquilani, Bruno, Mitrita, Manaj, Pepe.

Trajner: Massimo Oddo. /Telegrafi/