Pulla Home e iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus reagon vetëm me gisht!

15

Përdoruesit e iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus janë duke zbuluar se pulla ‘Home’ e pajisjeve mund të jetë e kotë tani që po afrohet dimri.

Pulla e ridizajnuar ‘Home’ që gjenet në iPhone 7 dhe 7 Plus kërkon prekjen të lëkurës njerëzore për të funksionuar.

Me ndërrimin e sezonës dhe ardhjen e dimrit kur njerëzit vendosin dorëza, përdoruesit e iPhone-it të ri do të kenë telashe në përdorimin e pajisjes së tyre.

Në ndërkohë, me vendosjen e kodimit të ri në iOS 10, nuk ka mënyrë tjetër për të hapur pajisjen pa prekur pullën ‘Home’.

Testet e raportuara nga MacRumors kanë treguar se përdorimi i dorëzave të dizajnuara për ekran të ndjeshëm në prekje funksionojnë në iPhone 6s mirëpo jo edhe në iPhone 7 Plus.