Aktori shqiptar në filmin e Woody Allen, luan përkrah Kate Winslet dhe James Belushit

5

“Prandaj ndjehem i privilegjuar që duke ju afruar Woody Allen në filmin e tij të fundit, pas Spielberg e Scorsese, tani po ndaj sheshxhirimin me tre regjisorët më të mirë në botë”, ka thënë Marko Caka për KultPlus.

Woody Allen rikthehet me një film dramë “Untitled Woody Allen Project” në Nju Jork, pas disa komedive që kanë konkurruar në festivalin e Kanës. Në këtë projekt ku sapo kane nisur xhirimet Woody Allen ka sjellë në kastin e tij një elitë aktorësh, si: Kate Winslet, James Bellushi, Justin Timberlake ,Miley Cyrus, Elaine May, John Magaro and Rachel Brosnahan.

Ky film i cili do te jetë në disa episode me realizim nga produksioni hollivudian, Amazon Studio, i cili është një tregim dramë e viteve 50-60, në Nju Jork dhe në brigjet periferike të tij të Coney Island, ku në këtë vend, Marko Caka ka një rol të një tregtari ambulant ushqimor. Është hera e parë që Caka luan në film të regjisorit të madh si Woody Allen, i cili radhitet në top pesë regjisorët më të mirë të botës .

Ku siç dihet Caka ka luajtur më parë edhe në filmat e dy regjisorëve legjendarë, Spielberg e Scorsese. Por këtë radhë ai thotë për KultPlus se ndjehet shumë i privilegjuar të luaj për të madhin Woody Allen.

“Prandaj ndjehem i privilegjuar që duke ju afruar Woody Allen në filmin e tij të fundit, pas Spielberg e Scorsese, tani po ndaj sheshxhirimin me tre regjisorët më të mirë në botë. Që fati më solli ti njoh nga afër dhe të përjetoj eksperiencën e tyre të paimagjinueshme dhe çdo aktor do ishte me shumë fat ti ndjente nga afër punën e tyre”, ka thënë Caka.