Angelina dërgon dokumentet në gjykatë, kërkon shkurorëzim nga Brad Pitt?

9

Mediat amerikane raportojnë se Angelina Joli ka aplikuar për divorc nga bashkëshorti i saj, Brad Pitt.

Lajmin e kanë bërë të ditur CNN dhe TMZ, ndërsa raportohet se një konflikt rreth fëmijëve e ka nxitur aktoren për këtë veprim.

Çifti i famshëm hollivudian ka pasur probleme të vazhdueshme gjatë martesës dhe shpeshherë është spekuluar se do të ndahen, mirëpo ata kanë arritur ta tejkalojnë çdo gjë deri më tani.