Takim jetik ruso-amerikan për çështjen siriane

8

SHBA-ja dhe Rusia zhvilluan sot në Nju Jork një takim me rëndësi jetike për Sirinë në përpjekje për të ruajtur të pacënuara çështje që u trajtuan gjatë procesit diplomatik në lidhje me konfliktin.

Grupi ndërkombëtar në mbështetje të Sirisë (GISS) që përfshin pjesëmarrjen e 23 shteteve dhe organizatave ndërkombëtare do të ketë në fokus armëpushimin e nënshkruar më 9 shtator nga ana e Uashigtonit dhe Moskës.

Çështja e armëpushimit disi e pasigurt prej disa ditësh u vu në pikëpyetje të hënën pasi ushtria siriane deklaroi përfundin e pezullimit të armiqësive dhe rinisjen e bombardimeve nga ana e saj.

Takimi i mbajtur në një hotel njujorkez në vijim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së vjen një ditë pas bombardimit të një autokolone humanitare në Alepo, ku u shënuan 20 të vdekur sipas Kryqit të Kuq.

Moska dhe Damasku e përgënjeshtuan faktin e autorësisë së këtij sulmi ajror.