Nesër mblidhet Kuvendi

9

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancën parlamentare të radhës.

Demarkacioni nuk është në rend dite, as të kësaj seance.

Rendi i ditës

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit . nr.04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr.04/L-115 dhe me Ligjin nr.04/L-168,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-114 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015,
Emërimi i një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,
Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,
Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.