KKSB-ja mbështet projektin e policisë për vënie kamerash, në Podujevë

39

Zyrtarët e Policisë në Podujevë synojnë ta ulin shkallën e kriminalitetit me vendosje kamerash nëpër qytet dhe jashtë tij,

Këtë propozim e ka bërë komandanti i Stacionit në Podujevë, Bekim Bislimi, në dy mbledhje të Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi. Në këtë të dytën ka marrë përkrahje nga ky këshill dhe pritet vetëm finalizimi i tij.
Zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi, thotë se KKSB-ja është pajtuar që të nisin procedurat për realizimin e këtij projekti.

“Projekti i vendosjes se kamerave është i Policisë së Kosovës, përkatësisht i Stacionit Policor në Podujevë në bashkëpunim me Komunën. Këtë iniciativë e ka prezantuar në KKSB komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, i cili edhe e ka përgatitur projektin ideor. KKSB-ja e ka përkrahur projektin dhe është pajtuar që të nisin procedurat e përgatitjeve për realizimin e këtij projekti, bartës i të cilit është Policia e Kosovës”, ka thënë Nazmi Elezi.kohanet