Fluturakja nga Llapi

42

Qielli ishte përplot re në një ditë shtatori në fshatin Pakashticë e Poshtme të Podujevës. Por, kjo nuk ishte arsyeja për të mos fluturuar në qiell.

Fluturakja e Baki Bakiut (1975) i përket modelit të helikopterëve dhe retë nuk ishin pengesë. Edhe shpejtësia e motorit të tij nuk kapërcen 180 km/h. Prandaj, mundësia për të fluturuar poshtë reve është më e lehtë

Bile, Bakiut nuk i duhet as ndihmë nga Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” se nga të orientohet. Jo se nuk do ta pëlqente një gjë të tillë. Por, për shkak se helikopteri i tij nuk largohet përtej lagjes. Ka “frikë” se nuk do të kthehet më.

Fluturakja “Made in Pakashtica” ngjason me modelet e para të helikopterëve “antikë”. Vetë pronari i tij, Baki Bakiu, duket sikur i përket kësaj epoke. Atëherë, kur bëheshin përpjekjet e para për t’u ngjitur në qiell.

Dhe Bakiu duket se ka trashëguar diçka nga egjiptianët e kinezët e lashtë, shkencëtari Ibn Firnas, Leonardo da Vinçi e vëllezërit “Montgolfier”/Kohanet