Të enjten shënohet dita e Mjedres në Podujevë

63

Komuna e Podujevës, në partneritet me programin AGRO të USAID-it dhe Shoqatën “Mjedra e Llapit” do të organizojnë manifestimin tradicional “Dita e Mjedrës”.
Qëllimi kryesor i këtij organizimi është promovimi i mjedrës dhe produkteve të saj, të kultivuara nga fermerët e vyeshëm llapjanë.
Aktivitetet për shënimin e kësaj dite mbahen të enjten, më 29. 09. 2016, ora 11:00, në Sheshin e Qytetit në Podujevë.radiovizioni