Gjyqtarët e Speciales po zgjidhen

14

Avis Benes, nga zyra e Maja Kociançiç, zëdhënëses së komisionares për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, ka thënë për gazetën “Zëri” se aktivitetet gjyqësore do të nisin tek atëherë kur Parlamenti i Holandës ta miratojë marrëveshjen.

Sipas saj, aktualisht po merren aktivitete logjistike dhe administrative, duke përfshirë këtu rekrutimin e stafit dhe një hap tejet të rëndësishëm, siç thotë ajo, tanimë paraqet zgjedhja e gjyqtarëve të Panelit Ndërkombëtar

Zyrtarë të Bashkimit Evropian (BE) e kanë vlerësuar si hap tejet të rëndësishëm zgjedhjen e gjyqtarëve të Panelit Ndërkombëtar, por, siç thonë ata, aktivitetet gjyqësore nga Specialja do të nisin tek atëherë kur Parlamenti i Holandës ta miratojë marrëveshjen. Megjithatë, deri te funksionalizimi i kësaj Gjykate duhet të përmbushen edhe disa kushte, ku përfshihet plotësimi i pozitave me prokurorë, gjykatës dhe personelin mbështetës.na tjetër, pas marrëveshjes së Bashkimit Evropian me Kosovën dhe me autoritetet holandeze, Dhomat e Specializuara janë vendosur në Hagë.