Të shtëna me armë pas mesnate në Podujevë

49

Mbrëmë pas mesnate, në stacionin policor të Podujevës është raportuar për një rast me të shtëna me armë, por që për fat të mirë ka përfunduar pa të lënduar.

Këtë e ka konfirmuarkomandanti i stacionit policor në Podujevë, Bekim Bislimi, i cili ka thënë se nuk dihet arsyet e kësaj përleshje.

“Mbrëmë rreth orës 00:27 kemi pranuar një informatë për të shtëna me armë në afërsi të një kafiterie në Podujevë, pranë parkut. Njësitet policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur tri gëzhoja. Nuk është raportuar për të lënduar”, ka thënë Bislimi.

Ai ka theksuar se nuk dihet arsyet e përleshjes, derisa në lidhje me rastin është intervistuar një dëshmitar.indeksonile