NDËSHKOHEN DISA BASTORE NË PODUJEVË DHE PRISHTINË

57

Nga informatat e pranuara të palës së tretë, dje është realizuar kontrolli i lokaleve që ushtrojnë veprimtari të lojërave të fatit, në komunën e Prishtinës dhe Podujevës.

Gjatë  këtij aksioni inspektoret tatimor, kanë hasur në subjekte të lojërave të fatit që ushtrojnë aktivitete, në kundërshtim me Ligjin për Lojërat e Fatit.

Si rezultat i kësaj, gjatë kontrollit në këto subjekte,  janë konstatuar shkelje ligjore si:

“Zhvillimi i veprimtarisë së basteve sportive- lojëra, të ndaluara sipas ligjit për Lojërat e Fatit , si (keno dhe gara me qen); identifikimi i tiketave, të cilat  nuk kanë poseduar  identifikim të kompanisë – organizuesit të lojës së fatit dhe përdorimi i aparateve të basteve sportive të pa licencuara”, thuhet në një komunikatë nga Administrata Tatimore e Kosovës.

 

Masat e ndërmarra gjatë këtij aktiviteti, janë sekuestrimi i aparateve të basteve sportive të pa licensuara, gjobitja e subjekteve për parregullsitë e konstatuara, si dhe ndëshkime tjera administrative të parapara me Ligjin për Lojërat e Fatit.

 

Në nëntëmujorin e këtij vitit Drejtoria e Lojërave të Fatit ka zhvilluar 711 vizita, nga të cilat janë mbyllur 90 lokacione. Gjobat e lëshuara për këtë periudha, tek subjektet të cilat kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, janë në vlerë prej 360 mijë e 250 euro.