Kompanisë punëkryerëse i kërkohet të zhvendos shtyllat e ndriçimit publik në Rrugën “Brigadat” në Podujevë

180

Kompanisë punëkryerëse i kërkohet të zhvendos shtyllat e ndriçimit publik në Rrugën “Brigadat” në Podujevë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka inspektuar sot punimet në realizimin e projektit për vendosjen e ndriçimit publik në Rrugën “Brigadat” më Podujevë.

Gjatë inspektimit të punimeve në vendosjen e ndriçimit publik në Rrugën “Brigadat”, kryetari Agim Veliu, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi, kanë vlerësuar se ky projekt nuk është duke u realizuar sipas rregullave dhe planit urbanistik.Me këtë rast është konstatuar se shtyllat e ndriçimit, të vendosura në trotuar, pengojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve. Prandaj është kërkuar nga kompania punëkryerëse që të bëjë zhvendosjen e shtyllave dhe t’i vendos ato konform rregullave, në mënyrë mundësohet qarkullimi i lirë të këmbësorëve.

Gjithashtu është kërkuar nga KEDS, njësia në Podujevë, që të intervenojë në rrjetin elektrik përgjatë trotuarit, për të mundësuar realizimin e projektit të ndriçimit publik, sipas normave dhe standardeve të parapara.

Kompania punëkryerëse u zotua se do të bëjë zhvendosjen e shtyllave të ndriçimit publik, kurse KEDS-i do të intervenojë në rrjet në mënyrë që të krijohen kushtet për realizimin e këtij projekti, pa penguar lëvizjen  e lirë të qytetarëve.

Vlen të theksohet se ishin qytetarët që reaguan, duke parë se vendosja e shtyllave po pengon lëvizjen e lirë. Prandaj, kryetari Veliu i falënderon qytetarët për kontributin e dhënë në këtë drejtim, duke thënë se ata janë pjesë e projekteve që realizohen nga Komuna.