Qyteti i Podujës së shpejti bëhet me kamera të sigurisë

162

Kryetari Veliu mbajti takimi me Grupin punues për vendosjen e kamerave të sigurisë në Podujevë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka mbajtur sot takim me Grupin punues për vendosjen e kamerave të sigurisë në qytetin e Podujevës.Me qëllim të implementimit të projektit për vendosjen e kamerave të sigurisë në qytetin e Podujevës, Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka mbajtur takimin e parë me Grupin  punues tw ngritur për këtë çështje.

Në takim me kryetarin Veliu morën pjesë: komandanti i Stacionit Policor të Podujevës, kapiteni Bekim Bislimi, këshilltari politik i ministrit të Punëve të Brendshme (MPB), Ismet Zymeri dhe përfaqësuesja e ICITAP-it, Remzie Ibishi – Ibrahimi.

Gjatë takimit u bisedua për koordinimin e aktiviteteve ndërinstitucionale me qëllim të angazhimeve të përbashkëta, për realizimin e këtij projekt të rëndësishëm për sigurinë e qytetarëve në qytetin e Podujevës.

Kryetari Veliu shprehu gatishmërinë e tij të plotë për angazhim maksimal në këtë drejtim, duke e vlerësuar këtë projekt me rëndësi për qytetarët e Podujevës dhe si ndihmesë për institucionet e sigurisë.

Partnerët e Komunës së Podujevës shprehën përkushtim për bashkëpunim në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.R.Vizioni