Llapi në zi, vdes sportisti i njohur nga Podujeva (Foto)

570

Një aksident i ndodhur mbrëmë në fshatin Sekiraqë ka qenë fatal për sportistin e njohur llapjan, Butrint Bajrami. Djaloshi nga Podujeva ishte hendbollist i njohur i skuadrës hendbollistike, Llapi.

Me anë të një njoftimi, KH Llapi jep lajmin e zi për skuadrën dhe qytetin e Podujevës.

“Me dhimbje të thellë morem lajmin për vdekjen e lojtarit tonë, kontribuesi kryesor që KH ‘Llapi’ gjindet në këtë pozit. Në 4 vitet e fundit ishte portjeri i vetem duke mos munguar as edhe njeher në stervitje, dhe mungoi vetem atë natë që nuk u kthye më… Zoti të mëshiroft me Xhenet, Të Zotit jemi dhe vetem te ai kthehemi. Ngushllime familjes dhe të jeni krenar për Butrintin” thuhet në njoftim./indeksonline