Kryetari i Komunes Agim Veliu, ngushëllon familjarët dhe miqtë e Butrint Bajramit

77

Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu ka ngushëlluar të gjithë familjarët për humbjen e Butrint Bajramit, në një aksident rrugor.

Veliu ka theksuar se me dhimbje të madhe ka pranuar lajmin për humbjen e jetës së tij në mënyrë tragjike në komunikacion, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu Veliu ka ngushëlluar të gjithë miqtë e familjes Bajrami, dhe duke shpresuar që të aksidentuarit e tjerë t’i përballojnë lëndime  marra.

Ky është ngushëllimi i plotë:

E nderuar familje Bajrami,

Të nderuar qytetarë të Komunës së Podujevës,

Me dhimbje të madhe mora lajmin për humbjen e jetës të Butrint Bajrami, i cili ndërroi jetë në një aksident tragjik komunikacioni.

Në pamundësi që të jem pranë jush, për ta ndarë dhimbjen për këtë humbje të madhe, ngase gjendem në udhëtim zyrtar jasht vendit, në emrin tim dhe të qytetarëve të Komunës së Podujevës ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, duke u lutur që shpirti i tij të prehet në paqe.

Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia edhe për Klubin e Hendbollit “LLAPI”, kryesinë e klubit dhe të gjithë bashkëlojtarët e Butrintit, me të cilët ai suksesshëm mbrojti ngjyrat e skuadrës deri në ditën e fundit të jetës.

Të aksidentuarëve të tjerë, të cilët po marrin ndihmën mjeksore, uroj që lëndimet e marra t’i përballojnë dhe shërojnĕ me sukses dhe sa më shpejt të kthehen në familjet e tyre. A.V.