Podujevë:Pozitë e opozitë , të bashkuar si kurrë më parë ,nisen për qytetin e Sarandës

272

Rrethë 32 këshilltarë nga 35 sa ka Asambleja Komunale  e  Podujevës , të pozitës dhe opozitës janë nisur sot, për një vizitë katër ditësh në Sarandë , ata do të takohen me këshilltarët e komunës në fjalë.,por nuk dihet ende nese ata do ti pret edhe Florjana Koka   Kryetare e Bashkisë Sarandë .

Mehmet Gashi , kryesues i Kuvendit Komunal,ka deklaruar se kjo vizite po bëhet me ftesë të asamblistëve të qytetit të Sarandës ,duke mos dhënë detaje të tjera për qëllimin e vizites . Kjo vizitë është e para e tyre e organizuar në këtë mandat,ndërsa sipas burimeve tona përveç  këshilltareve  të KK të Podujevës ,atyre ju kanë bashkangjitur edhe disa drejtorë dhe zyrtarë të tjerë të Komunës.

Të themi në fund se Asambleja Komunale e Podujevës përbehet nga 35 këshilltare,te Subjekteve Politike LDK,PDK,AAK,AKR,LPK,VV.

RADIO VIZIONI