Kryetari i BIK-ut në Podujevë dyshon se një OJQ promovon radikalizmin dhe ekstremizmin

18

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jashari po e sheh me dyshim aktivitetin e një Organizate Jo Qeveritare që po vepron në këtë komunë.

Këtë shqetësim Jashari e ka shprehur sot në mbledhjen e Këshillit komunal për Siguri në Bashkësi ku ka marrë pjesë edhe komandanti i Policisë Bekim Bislimi, drejtori i Arsimit Avni Maloku si dhe nënkryetari Nexhmi Rudari.

Bekim Jashari, tha se aktiviteti i kësaj OJQ-je të huaj mund të jetë promovuese e radikalizmit dhe ekstremizmit.

Lidhur me gjendjen e sigurisë, komandanti i Stacionit të Policisë në Podujevë, Bekim Bislimi, ngriti si shqetësim rastet e aksidenteve të rënda në rrugën magjistrale dhe rrugët rajonale, me theks të veçantë në rrugën rajonale Podujevë-Shajkoc, në të cilën udhëkryqi i rrugëve për fshatin Sfeçël dhe Balloc është identifikuar si vend ku kanë ndodhur dhe mund të ndodhin aksidente me fatalitet.

Sipas komandantit të Policisë, një rrezik tjetër permanent për qytetarët, veçmas për fëmijët, paraqet prania gjithnjë e më e madhe e qenve endacakë.

Drejtori i Arsimit, Avni Maloku, tha se sfidë për sigurinë në shkolla vazhdojnë të jetë eliminimi i dukurisë së bartjes së mjeteve-armëve të ftohta nga nxënësit, por edhe dukurive të tjera devijante.