LIROHET NGA BURGU ISH-DEPUTETI LATIF GASHI

LIROHET NGA BURGU ISH-DEPUTETI LATIF GASHI

55

Para pak minutash është liruar nga burgu ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Latif Gashi.

Indeksonline ka siguruar fotografinë e parë pas lirimit ku Lata shihet në përqafim të familjes së tij.

Paneli për lirim me kusht pran Këshillit Gjyqësor të Kosovës, sot ka marrë vendim për lirimin me kusht të Latif Gashit, pasi që i njëjti ka vuajtur 9 muaj e dy javë më tepër se 2/3 e dënimit të shqiptuar.

Gashi ishte dënuar me 6 vjet burg, ka mbajtur paraburgim 4 vjet e dy muaj dhe së fundi 7 muaj e dy javë burg, gjithsej ka mbajtur 4 vjet e 9 muaj e 12 ditë burg.

Ligji mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale e parasheh lirimin me kusht për veprat penale qe Gashi ishte dënuar posa i dënuari të vuan 2/3 e dënimit, qe i bie se Gashi ka mbajtur mbi 9 muaj më tepër se 2/3  e dënimit.